Elmazi: Danella, unë jam në VLEN pikërisht sepse të tillë si ti u bënë pjesë e BDI-së

Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN ka reaguar ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Reagimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë. Danella, edhe unë flas me fakte, por duket se pikërisht faktet të acarojnë. Ja disa rikujtime “të pakëndshme”: E di që i dimë të gjitha lidhjet e tua me Sarajin. […]

qershor 4, 2025 - 23:30
 0
Elmazi: Danella, unë jam në VLEN pikërisht sepse të tillë si ti u bënë pjesë e BDI-së

Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN ka reaguar ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Reagimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë.

Danella, edhe unë flas me fakte, por duket se pikërisht faktet të acarojnë.

Ja disa rikujtime “të pakëndshme”:
E di që i dimë të gjitha lidhjet e tua me Sarajin. A është kjo arsyeja pse je kaq nervoze?

E di që i dimë edhe raportet e tua me të “fuqishmit” e BDI-së dhe shokët e tyre, prandaj të dridhet dora kur shkruan statuse?

Unë jam në VLEN pikërisht sepse të tillë si ti u bënë pjesë e BDI-së.

Nuk ka më ideologji në atë parti, ka vetëm krim.

Më vjen keq që je vetëm një funksionare lokale e BDI-së, sepse statusi yt është një copy-paste nga faqja e Facebook-ut të degës së BDI-së në Saraj. A nos vallë e keni të njëjtin autor?

Danella, po t’i përsëris pyetjet:
1. A është objekti gjigant i ndërtuar pa leje që e ekspozova në fotografi i mikut dhe partnerit tënd të biznesit, Blerim Bexheti?
2. A ke pjesë në “perandorinë” e tij apo thjesht të paguan për të mbajtur konferenca për media?
3. A je e vetëdijshme që i gjithë dokumentacioni dhe të gjitha lëndët po shkojnë në Prokurori dhe se atje do të zbulohet e vërteta?
4. Përgatitu, nga nesër do të dëgjosh edhe më shumë për aferat dhe krimet që i keni bërë bashkë me “të tutë” dhe drejtorët e mikut tënd, Blerimit.

Në fund, ta sqaroj se unë jetoj në Saraj, në një familje të mrekullueshme prej nëntë anëtarësh. Asnjëherë nuk kam jetuar, as do të jetoj në Çair.
Ti vazhdon t’i përsërisësh gënjeshtrat e BDI-së, je zëdhënëse shumë e mirë, s’ka ç’të them.
Thuaju në BDI: kot të kanë angazhuar, po thua gjëra të pasakta.

Krimi ka adresë dhe ka nënshkrim. Ndërsa ne i kemi dokumentet, do t’i çojmë atje ku e kanë vendin.

Në fund të kësaj “epizode”, të gjithë do ta kuptojnë qartë pse dhe si je bërë pjesë e perandorisë së biznesit të miqve tu të klanit të BDI-së