“Elita e futbollit maqedonas”, urimi skandaloz i Izet Mexhitit për “Bashkimin” e Kumanovës | FOTO
Postimi i liderit të Lidhjes Demokratike dhe zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë VMRO-DPMNE & VLEN, Izet Mexhiti, me rastin e rikthimit të klubit “Bashkimi” nga Kumanova në Ligën e Parë The post “Elita e futbollit maqedonas”, urimi skandaloz i Izet Mexhitit për “Bashkimin” e Kumanovës | FOTO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Postimi i liderit të Lidhjes Demokratike dhe zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë VMRO-DPMNE & VLEN, Izet Mexhiti, me rastin e rikthimit të klubit “Bashkimi” nga Kumanova në Ligën e Parë të futbollit, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale – jo vetëm për emocionin sportiv që përcolli, por për një detaj gjuhësor që u vu re nga ndjekësit e tij, shkruan Flaka
Në versionin fillestar të postimit, Mexhiti e quante Ligën e Parë si “elita e futbollit maqedonas”. Ky formulim u zëvendësua shumë shpejt me “elita e futbollit vendas”, dhe ndryshimi mund të vërehet lehtësisht përmes funksionit View edit history në Facebook.
Shprehja “futbolli maqedonas” zakonisht përdoret nga përfaqësues të komunitetit maqedonas, ndërsa zyrtarët shqiptarë rrallë e përdorin atë për të përkufizuar fusha si sporti, ekonomia apo shoqëria në shtet. Kjo ka bërë që postimi fillestar i Mexhitit të befasojë një pjesë të ndjekësve të tij, të cilët e kanë interpretuar si një devijim nga praktika e zakonshme politike dhe diskursive.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një përkthim automatik nga versioni në gjuhën maqedonase apo një lapsus teknik. Megjithatë, fakti që postimi u korrigjua menjëherë, lë të kuptohet se vërejtja është ndjerë nga vetë stafi i tij ose pas reagimeve të para nga publiku. Flaka

The post “Elita e futbollit maqedonas”, urimi skandaloz i Izet Mexhitit për “Bashkimin” e Kumanovës | FOTO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .