Dekani më i pasur në UKM është ai i Drejtësisë me mbi 481 milionë denarë, më “i varfri” gati 6 milionë (Infografik)

Forumi për Ndryshime në Arsim ka publikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të rektorit dhe dekanëve të fakulteteve të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Në krye të listës qëndron dekani i Fakultetit të Drejtësisë Sasho Georgievski me pasuri prej 481.162.000 denarë, pasuar nga dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski me pasuri prej 57.240.320, […]

qershor 11, 2025 - 18:30
 0
Dekani më i pasur në UKM është ai i Drejtësisë me mbi 481 milionë denarë, më “i varfri” gati 6 milionë (Infografik)
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), Shkup / foto: Meta.mk

Forumi për Ndryshime në Arsim ka publikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të rektorit dhe dekanëve të fakulteteve të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Në krye të listës qëndron dekani i Fakultetit të Drejtësisë Sasho Georgievski me pasuri prej 481.162.000 denarë, pasuar nga dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski me pasuri prej 57.240.320, transmeton Portalb.mk.

Më pas vijon rektorja e UKM-së, Biljana Angellova me pasuri prej 44.850.000 denarë.

Dekani më i “varfër” sipas listës, është ai i Arteve Dramatike, Besfort Idrizi, me pasuri prej 5.920.000 denarë.

Në vijim mund të ndiqni të plotë listën e të gjithë dekanëve të fakulteteve në UKM.

Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e dekanëve dhe rektorit të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Foto: Forumi për Ndryshime në Arsim
Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e dekanëve dhe rektorit të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Foto: Forumi për Ndryshime në Arsim
Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e dekanëve dhe rektorit të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Foto: Forumi për Ndryshime në Arsim
Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e dekanëve dhe rektorit të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Foto: Forumi për Ndryshime në Arsim

“Forumi për Ndryshime në Arsim vlerëson se transparenca e zyrtarëve publik, sidomos atyre që kanë një pozitë menaxheriale në një prej institucioneve për arsim të lartë është një nga shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike. Andaj, FNA-ja ka vizualizuar pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të paraqitur nga dekanët e Universitit “Shën Kirili dhe Metodi” në Komsionin Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Forumi.

FNA shton se dekanët e universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut janë figura kyçe në sistemin arsimor, ndërsa në një universitet i cili nuk është i integruar dhe fakultetet kanë autonomi në funksionim, dekanët menaxhojnë me buxhete të konsiderueshme dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit të lartë. Andaj, shtojnë ata, pasuria e tyre duhet të jetë objekt i vëmendjes publike, ashtu siç duhet të jetë e çdo zyrtari tjetër me përgjegjësi të lartë.

“Përmes këtij publikimi ne ndihmojmë në forcimin e llogaridhënies dhe në parandalimin e praktikave të mundshme të korrupsionit apo të konflikit të interesit. Ritheksojmë se të dhënat që i kemi kanë të bëjnë vetëm me atë që vetë dekanët e kanë paraqitur, dhe që ka të bëje me: Pasurinë e paluajtshme dhe Pasurinë e luajtshme”, thonë nga FNA.

Forumi për Ndryshime në Arsim thekson se me të dhënat e këtij publikimi, palët e interesuara do të kenë mundësinë që të bëjnë krahasime në lëvizjen e pasurisë së dekanëve nga fillimi i mandatit deri në përmbyllje.

Të gjitha të dhënat janë marrë nga ueb-faqja zyrtare e Komisionit për Antikorrupsion, të gjithë dekanët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” pa përjashtim e kishin përmbushur obligimin ligjor dhe kishin paraqitur pasurinë e tyre në këtë institucion.

“Dekanët e universiteteve publike në Maqedoni menaxhojnë fonde publike dhe marrin vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit të lartë. Prandaj, publikimi i këtij studimi nuk bëhet vetëm për të shuar kuriozitetin e dikujt, por ne e shohim si një nevojë e cila do të garantonte llogaridhënien dhe integritetin e institucionit përkatës”, shtojnë nga FNA.

Kujtojmë se Qendra për Komunikime Civile, Shoqata e Këshilltarëve Tatimorë dhe Aktivo publikuan “Hulumtimin mbi zbulimin e konflikteve të mundshme të interesit dhe abuzimit të pushtetit në prokurimin publik nga personat e ekspozuar politikisht”, i cili tregon se përmes Regjistrit të pronarëve të vërtetë, është zbuluar pronësia në kompani të personave të ekspozuar politikisht (kryetarë komunash dhe ministra), të cilët nuk ishin raportuar në deklaratat e interesave të paraqitura në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

41 nga 360 zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë të analizuar, raportohen si pronarë të vëretë në një kompani, 23 prej këtyre zyrtarëve i fshehën plotësisht ose pjesërisht aksionet e tyre në kompani kur paraqitën deklaratë interesash në KSHPK.

Në deklaratat e interesave në KhSPK, zyrtarët raportojnë të dhëna vetëm për familjen më të ngushtë me të cilën jetojnë nën të njëjtën çati, ndërsa deklaratat e paraqitura në KShPK deri në fund të vitit 2023 janë të disponueshme vetëm në formë letre dhe nuk janë të disponueshme në portalin e specializuar në internet, etj.