Avokatja Gashi-Bytyqi: Prokuroria Speciale është e pavarur, nuk mund të intervistojë Kurtin në zyrën e tij
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi thotë për “Front Online” se Prokuroria Speciale është institucion i pavarur dhe nuk mund të shkojë ta intervistojë Kurtin në zyre të tij. Gashi-Bytyqi vlerëson se para ligjit cdo individë është i barabartë dhe duhet t’i përgjigjet ftesave të tilla. “Nuk është ajo mundësi se Prokuroria është institucion i pavarur dhe s’ka
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi thotë për “Front Online” se Prokuroria Speciale është institucion i pavarur dhe nuk mund të shkojë ta intervistojë Kurtin në zyre të tij.
Gashi-Bytyqi vlerëson se para ligjit cdo individë është i barabartë dhe duhet t’i përgjigjet ftesave të tilla.
“Nuk është ajo mundësi se Prokuroria është institucion i pavarur dhe s’ka rëndësi çka je me pozitë se para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Sipas praktikës gjyqësore ndodhin në zyre të Prokurorisë por nëse e ka agjendën shumë të nxënë ndoshta nuk është shkelje”, ka thënë avokatja.
Tutje, avokatja tha se nëse nuk i përgjigjet ftesës kryeministri edhe dy herë të tjera, Prokuroria është e detyruar të marr dhunshëm.
“Edhe dy herë të tjera e thërret Prokuroria dhe pastaj në mënyrë të dhunshme, nuk ka praktikë gjyqësorë por ky si kryeministër mund të gjej edhe arsye”, shprehet ajo.