Ambasadori britanik mirëpret të rinjtë e suksesshëm kosovarë me Chevening

Pesë liderë frymëzues dhe premtues në fushat e artit, dizajnit, biznesit, zhvillimit dhe menaxhimit të konflikteve janë rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar pasi përfunduan me sukses studimet e tyre Master në kuadër të bursës prestigjioze Chevening. Gjatë qëndrimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ata përjetuan një eksperiencë unike dhe transformuese mësimore, duke marrë njohuri

Jan 28, 2025 - 21:15
 0
Ambasadori britanik mirëpret të rinjtë e suksesshëm kosovarë me Chevening
ambasadori-britanik-mirepret-te-rinjte-e-suksesshem-kosovare-me-chevening

ambasadori-britanik-mirepret-te-rinjte-e-suksesshem-kosovare-me-chevening

Pesë liderë frymëzues dhe premtues në fushat e artit, dizajnit, biznesit, zhvillimit dhe menaxhimit të konflikteve janë rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar pasi përfunduan me sukses studimet e tyre Master në kuadër të bursës prestigjioze Chevening.

Gjatë qëndrimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ata përjetuan një eksperiencë unike dhe transformuese mësimore, duke marrë njohuri dhe përvoja që do të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes së Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, vlerësoi angazhimin dhe pasionin e këtyre bursistëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Këta të rinj do të luajnë një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona dhe ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën.