Asociacioni i Gazetarëve i bën thirrje Kurtit për transparencë me mediat lidhur me konstituimin e Kuvendit

Gazetarët dhe kameramanët e mediave vendore kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën, duke vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre në tokë, në kohën kur ai po largohej nga Kuvendi i Kosovës drejt ndërtesës së Qeverisë. Ky veprim u bë në shenjë proteste ndaj mungesës së deklarimeve nga Kurti, i cili nuk ka

Prill 23, 2025 - 13:15
 0
Asociacioni i Gazetarëve i bën thirrje Kurtit për transparencë me mediat lidhur me konstituimin e Kuvendit
asociacioni-i-gazetareve-i-ben-thirrje-kurtit-per-transparence-me-mediat-lidhur-me-konstituimin-e-kuvendit

asociacioni-i-gazetareve-i-ben-thirrje-kurtit-per-transparence-me-mediat-lidhur-me-konstituimin-e-kuvendit

Gazetarët dhe kameramanët e mediave vendore kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën, duke vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre në tokë, në kohën kur ai po largohej nga Kuvendi i Kosovës drejt ndërtesës së Qeverisë.

Ky veprim u bë në shenjë proteste ndaj mungesës së deklarimeve nga Kurti, i cili nuk ka dhënë asnjë prononcim për media gjatë pesë seancave të Kuvendit të mbajtura brenda një jave.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar, duke kërkuar transparencë nga të gjithë akterët politikë, e veçanërisht nga Kurti, për çështje me rëndësi të madhe publike siç është konstituimi i legjislaturës së re.