Sokol Havolli: Diaspora do të ketë ndikim të madh në zgjedhje, 40000 votues janë regjistruar nga strukturat e LDK-së
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Sokol Havolli, tha se diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet një komponent thelbësor i shtet-ndërtimit të Kosovës. ‘’ Diaspora gjithmonë ka qëndruar si pjesë integrale e shtet-ndërtimit të vendit’’, tha Havolli për FrontOnline Ai kujtoi se shqiptarët jashtë vendit kanë marrë pjesë aktive në shumë procese
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Sokol Havolli, tha se diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet një komponent thelbësor i shtet-ndërtimit të Kosovës.
‘’ Diaspora gjithmonë ka qëndruar si pjesë integrale e shtet-ndërtimit të vendit’’, tha Havolli për FrontOnline
Ai kujtoi se shqiptarët jashtë vendit kanë marrë pjesë aktive në shumë procese të rëndësishme për vendin gjatë pesë dekadave të fundit. Havolli, gjithashtu, theksoi se ka qenë i angazhuar si studiues i fenomeneve të diasporës.
‘’ Diaspora kanë qenë pjesëmarrës të shumë proceseve të rëndësishme në vend përgjatë 50 viteve të fundit. Madje personalisht unë kam qenë studiues i fenomeneve të diasporës, përfshirë edhe dërgesave të mjeteve financiare që i kanë bërë përgjatë viteve, edhe në pjesën e zgjedhjeve atë e bartin një pjesë të rëndësishme’’, deklaroi Havolli.
Ai u shpreh i kënaqur me regjistrimin e mbi 40 mijë votuesve nga diaspora përmes strukturave të LDK-së dhe shpreson se ky numër do të rritet edhe më tej, pasi ka shumë shqiptarë jashtë që nuk janë regjistruar ende, por që do të votojnë për LDK-në.
‘’E si LDK jemi jashtëzakonisht të kënaqur që në këtë vit përmes strukturave tona kanë kërkuar ndihmë dhe janë regjistruar mbi 40000 mijë votues nga diaspora. Kjo është pjesa që është realizuar përmes strukturave tona, ndërsa ne presim një përqindje më të madhe të votave nga diaspora, sepse ka edhe shumë të tjerë që nuk janë regjistruar me asistencën e strukturës sonë por gjithsesi do të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës’’, theksoi Havolli.
Gjatë dy viteve të fundit, Havolli ka pasur një komunikim të ngushtë me diasporën dhe ka realizuar shumë takime, nga të cilat ka vërejtur një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të kontribuar në ndryshimin e vendit.
‘’ Përgjatë dy viteve të fundit u kam pasur shumë komunikim me diasporën dhe kam pasur personalisht shumë takime dhe vërehet një entuziazëm I tyre për të marrë pjesë në zgjedhje e për tu bërë pjesë e ndryshimit’’, tha Havolli.
Në fund, Havolli theksoi besimin e tij në integritetin e procesit zgjedhor, duke deklaruar se nuk ka mundësi për keqpërdorim të votave, pasi ai beson se votimi është i drejtpërdrejtë
‘’ Përderisa votojnë drejtpërsëdrejti nuk ekziston mundësia keq përdorimit të votave të paktën kështu mendoj unë’’, përfundoi Havolli.