Dr. Maja Petanoska: Në kohë turbulente, lidershipi është çelësi

Në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve të manifestimit tradicional “Gratë më të suksesshme menaxhere për vitin 2025”, organizuar për herë të 29-të nga agjencia “Marili”, u shpallën fituese 13 The post Dr. Maja Petanoska: Në kohë turbulente, lidershipi është çelësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 21, 2025 - 12:02
 0
Dr. Maja Petanoska: Në kohë turbulente, lidershipi është çelësi

Në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve të manifestimit tradicional “Gratë më të suksesshme menaxhere për vitin 2025”, organizuar për herë të 29-të nga agjencia “Marili”, u shpallën fituese 13 menaxhere, 11 nga Maqedonia e Veriut, një nga Serbia dhe një nga Kroacia, transmeton Flaka Media

Fitueset u nderuan me statujën “Gruaja udhëheqëse”, e cila në mënyrë simbolike paraqet një grua me dorën e ngritur që mban një pishtar për të ndriçuar rrugën për gratë e tjera, veçanërisht për gjeneratat e reja të grave të arsimuara.

Dr. Maja Petanoska, mjeke, menaxhere e brendit dhe trajnimit, si dhe bashkëpronare në kompaninë DERMAESTETIKA DOO Shkup, që operon me sukses që nga viti 2007, u shpall një nga fitueset e këtij viti. Kompania ofron kozmetologji mjekësore të nivelit të lartë dhe është përfaqësuese e autorizuar e brendit prestigjioz francez Guinot Institut Paris.

“Në botën e biznesit, gratë janë të vetëdijshme për sfidat me të cilat përballen. Roli i tyre si sipërmarrëse të suksesshme është gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonominë. Idetë e tyre inovative janë një burim i shkëlqyer për kapërcimin e krizës ekonomike. Ato janë të hapura ndaj ideve të reja dhe të përkushtuara për të pasur sukses në botën e biznesit,” – theksoi Dr. Petanoska gjatë fjalimit të saj.

Ajo shtoi se sipërmarrja kërkon përkushtim dhe sakrificë, ndërsa qëllimi i saj kryesor mbetet rritja dhe zhvillimi i kompanisë, duke e mbajtur atë në hap me trendet globale. Si përfaqësuese e Guinot Institut Paris, një brend i pranishëm në mbi 70 vende të botës, ajo theksoi se cilësia e shërbimit dhe protokollet janë të njëjta, qoftë në Paris, Londër, Nju Jork apo Shkup.

“Mbështetja e familjes është faktor kyç për një karrierë të suksesshme. Fleksibiliteti në familje është gjithashtu i rëndësishëm për të arritur balancën mes jetës profesionale dhe asaj personale,” – tha Dr. Petanoska, duke shprehur mirënjohje për bashkëshortin dhe partnerin e saj në biznes.

Manifestimi “Zgjedhja e grave më të suksesshme”, përmes Klubit të Biznesit Marili, bashkon mbi 170 gra menaxhere, të cilat bashkëpunojnë, rrjetëzohen, organizojnë aktivitete humanitare dhe inkurajojnë vajzat dhe gratë e reja të hyjnë e të realizohen në fushën e biznesit. Flaka

The post Dr. Maja Petanoska: Në kohë turbulente, lidershipi është çelësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .