Ambasadori Ajeti i bën bashkë Osmanin e Kurtin në Mynih
Dy krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti janë bërë bashkë për një foto në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ndodhen tash e dy ditë. Ai që i bëri bashkë dy krerët e shtetit të Kosovës është ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili më pas e postoi


Dy krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti janë bërë bashkë për një foto në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ndodhen tash e dy ditë.
Ai që i bëri bashkë dy krerët e shtetit të Kosovës është ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili më pas e postoi foton në rrjetin social “X”.
Osmani e Kurti po qëndrojnë në Mynih që nga e premtja, derisa në disa pamje të publikuara sot nga Konferenca e Sigurisë atje, dy liderët kosovarë u panë duke mos komunikuar fare mes vete.
Kosova at Munich Security Conference