Hasani: Vizita e Osmanit në SHBA do të duhej të ndodhte pas zgjedhjeve
Nait Hasani, kandidati për deputet nga PDK-ja, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se një vizitë e tillë gjatë periudhës së fushatës nuk është e dëshirueshme. ‘’ Gjatë kohës së kësaj fushate nuk është e dëshirueshme një vizitë e tillë si ajo e presidentes Osmani në


Nait Hasani, kandidati për deputet nga PDK-ja, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se një vizitë e tillë gjatë periudhës së fushatës nuk është e dëshirueshme.
‘’ Gjatë kohës së kësaj fushate nuk është e dëshirueshme një vizitë e tillë si ajo e presidentes Osmani në Amerikë’’, tha Hasani për FrontOnline.
Ai shtoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve gjatë fushatës janë të ngrira dhe se vizita e presidentes Osmani nuk ka ndihmuar për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Sipas Hasanit, ka pasur sanksione, dhe ai mendon se vizitat e tilla duhej të realizoheshin pas përfundimit të zgjedhjeve
‘’ Nuk përmirësohen marrëdhëniet gjatë fushatës, marrëdhëniet kanë qenë të ngrira, ne kemi sanksione dhe mendoj që është dashur të përfundojnë zgjedhjet pastaj të bëhen vizitat’’, Përfundoi Hasani.