Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!

Në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama priti deputetët e rinj të PS që dolën fitues në zgjedhjet e 11 Majit. Kryesocialisti, në fjalën e tij, nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës, e cila ka hedhur akuza për manipulim dhe presion elektoral. Rama u shpreh se rezultati i zgjedhjeve ishte fryt i një pune të […]

maj 26, 2025 - 20:15
 0
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!

Në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama priti deputetët e rinj të PS që dolën fitues në zgjedhjet e 11 Majit.

Kryesocialisti, në fjalën e tij, nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës, e cila ka hedhur akuza për manipulim dhe presion elektoral. Rama u shpreh se rezultati i zgjedhjeve ishte fryt i një pune të gjatë dhe të programuar që pas zgjedhjeve vendore.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këto ditë universi i tyre paralele është mbushur me thasë re të zeza që derdhin ngado shiun e votave të vjedhura. Zarfe votash që mësyjnë nga të katër anët që mësyjnë si tufa zogjsh prej letre, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e Shqipërisë për të shumëfishuar votat regjimit, vargmale me kanabis që lulëzojnë me bekimin e partisë shtet dhe me licencat imagjinare të shtetit parti, dhjetra deputetë të rinj dhe të reja këtu që kanë dalë nga shpellat e krimit.

Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu, avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë 10 herë. Ne morëm thjesht frytet e një punë të gjatë këmbëngulëse, të programuar me një kalendar qysh pas fitores se zgjedhjeve vendore.