Ademi: Tallja me inspektoratin

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për situatën e krijuar rrethpër Inspektoratit të gjuhëve. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Ademit. TALLJA ME INSPEKTORATIN • Hristijan Mickoski dje: Ta votojmë Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve, të formojmë Grup Pune dhe ta futim nën kompetencat e […]

qershor 4, 2025 - 01:31
 0
Ademi: Tallja me inspektoratin

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për situatën e krijuar rrethpër Inspektoratit të gjuhëve.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Ademit.

TALLJA ME INSPEKTORATIN

• Hristijan Mickoski dje: Ta votojmë Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve, të formojmë Grup Pune dhe ta futim nën kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë.

• Nikolla Micevski sot: Ta votojmë Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve, ta fusim edhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe Ministria e Drejtësisë të vendos për kompetencat.

• Bekim Qoku sot: Ta votojmë shpejt e shpejt Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve dhe siguroj se kompetencat do të rriten.

Inspektorati për zbatimin e gjuhës i formuar me lex specialis në kuadër të Ligjit për gjuhën shqipe – kurrsesi nuk mund të ketë kompetenca nëse hyn nën çadrën e Ministrisë së Drejtësisë. Nga organ i mëvetësishëm me status të personit juridik, me Ligjin që propozon VMRO dhe VLEN, Inspektorati shndërrohet në nivel Sektori nën kontroll të ministrit, kushdoqoftë ai.

Emri “drejtor” zëvendësohet me “udhëheqës sektori”. Buxheti vetanak i anulohet dhe futet në buxhet të Ministrisë pa qenë shfrytëzues buxhetor i linjës së parë, ndërsa plani i punës dhe inspektimit miratohet nga ministri e jo nga “shefi i sektorit”.

P.S. Kryeministri dhe vazalët e tij edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë thanë se kanë formuar Grup Pune, por Ligjin sot e kësaj dite nuk e kemi askund! Sidoqoftë, tetori afër është!