Tërmet në Shqipëri, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 12:07 të mesditës në territorin e Shqipërisë, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave në dispozicion, epiqendra ndodhet 8 kilometra në verilindje të Elbasanit, gjegjësisht 38 kilometra në juglindje të Tiranës. Hipoqendra e tërmetit, sipas të dhënave të EMSC, ndodhet në një thellësi prej rreth […]

Prill 28, 2025 - 14:45
 0
Tërmet në Shqipëri, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut
Tërmet. Foto: Allanswart në Canva

Tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 12:07 të mesditës në territorin e Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave në dispozicion, epiqendra ndodhet 8 kilometra në verilindje të Elbasanit, gjegjësisht 38 kilometra në juglindje të Tiranës.

Hipoqendra e tërmetit, sipas të dhënave të EMSC, ndodhet në një thellësi prej rreth 5 kilometrash nën tokë.

Duke qenë se epiqendra ishte pranë kufirit me Maqedoninë, tërmeti u ndje edhe në rajonin Ohër-Strugë.