Takimi i Ramës në Skrapar, reagon Meta: Në sallë, 80% ishin jabanxhinj shëtitës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme në Skrapar. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se në sallën ku kryeministri mbajti fjalën 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas. Po ashtu, Meta renditi disa nga problematikat e zonës së Skraparit, […]

Prill 23, 2025 - 18:45
 0
Takimi i Ramës në Skrapar, reagon Meta: Në sallë, 80% ishin jabanxhinj shëtitës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme në Skrapar.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se në sallën ku kryeministri mbajti fjalën 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas.

Po ashtu, Meta renditi disa nga problematikat e zonës së Skraparit, për të cilat u shpreh se kreu i qeverisë nuk i citoi në takimin e sotëm.

Në mbyllje të reagimit, Meta u shpreh optimist për zgjedhjet e 11 Majit dhe tha se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë tre deputetë në këtë qark.

Reagimi i Ilir Metës: