ASH nis fushatë në rrjetet sociale: “Shkollë pa leje apo kazino me leje?”

Aleanca për Shqiptarët ka nisur një fushatë të re ndërgjegjësuese në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë përmes një mesazhi simbolik që ka nxitur reagime të shumta The post ASH nis fushatë në rrjetet sociale: “Shkollë pa leje apo kazino me leje?” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 20, 2025 - 19:30
 0
ASH nis fushatë në rrjetet sociale: “Shkollë pa leje apo kazino me leje?”

Aleanca për Shqiptarët ka nisur një fushatë të re ndërgjegjësuese në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë përmes një mesazhi simbolik që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publie, përcjell Flaka.

Në fokus të kësaj fushate është kontrasti i thellë mes prioriteteve të institucioneve shtetërore, me theks të veçantë në mungesën e përkrahjes për arsimin në gjuhën shqipe.

“Pyesim Qeverinë: Kush është më e drejtë? Një shkollë shqipe pa leje apo një kazino me leje?!” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Aleanca për Shqiptarët, nënshkruar nga kryetari i saj, Arben Taravari.

Mesazhi vjen në kohën kur shqiptarët në disa komuna përballen me mungesë të infrastrukturës arsimore, ndërkohë që rritet numri i objekteve të lojërave të fatit me licenca të rregullta. Fushata synon të ngrejë vetëdijen mbi prioritetet sociale dhe politike, si dhe të nxisë debat mbi drejtësinë dhe barazinë në vendimmarrjen publike. Flaka

The post ASH nis fushatë në rrjetet sociale: “Shkollë pa leje apo kazino me leje?” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .