Punësime diskriminuese në Regjistrin Qendror, BDI: Tetë maqedonas, asnjë shqiptar
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Regjistrit Qendror për të pranuar tetë punonjës të rinj, pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, pavarësisht se ky The post Punësime diskriminuese në Regjistrin Qendror, BDI: Tetë maqedonas, asnjë shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Regjistrit Qendror për të pranuar tetë punonjës të rinj, pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, pavarësisht se ky institucion nuk ka përmbushur ende obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, transmeton Flaka
BDI e konsideron këtë zhvillim si pasojë të shfuqizimit të Balancuesit, mekanizmi kyç për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike. Partia thekson se në vend që situata të përmirësohet, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike.
Në reagim, BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe vlerat evropiane. Partia i bën thirrje qeverisë “njëetnike” të ndalojë menjëherë këtë prirje dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.
BDI vë në dukje gjithashtu se përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri nuk kanë as ndikim e as autoritet dhe se heshtja e tyre ndaj këtyre politikave diskriminuese është e papranueshme. “Kushdo që legjitimon këtë qeveri, qoftë me pjesëmarrje apo heshtje, është bashkëfajtor,” thuhet në kumtesë.
BDI paralajmëron se qeveria aktuale është në rrugë të shkatërrimit dhe apelon që shqiptarët të mos jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës. Flaka Media
The post Punësime diskriminuese në Regjistrin Qendror, BDI: Tetë maqedonas, asnjë shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .