Furkan Saliu zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Britaninë: Mban firmën e Bujar Osmanit
Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka “Siç do të thoshte Mucunski: BDI është fajtore për pozitat e The post Furkan Saliu zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Britaninë: Mban firmën e Bujar Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka
“Siç do të thoshte Mucunski: BDI është fajtore për pozitat e dëmtuara në politikën e jashtme,” shkruan Saliu në një postim në rrjete sociale, duke ironizuar me tentativat për ta shitur si arritje marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar, e cila, sipas tij, daton që nga viti 2020.
Gazetari gjithashtu shprehet i shqetësuar për afrimin me kreditorët hungarezë dhe për faktin se një nga zëvendëskryeministrat është haptazi anti-NATO.
“Gëzohu, popull! Emrin ende s’e kanë kthyer, por po ecim fuqishëm drejt izolimit dhe edhe një dekade të humbur,” përfundon ai, me një ton të qartë kritik dhe ironik ndaj qeverisjes aktuale.
Postimi i Saliut ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, duke ringjallur debatet për drejtimin që po merr vendi në arenën ndërkombëtare. Flaka Media
The post Furkan Saliu zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Britaninë: Mban firmën e Bujar Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .