Presidenti kroat Milanoviq u prit nga Siljanovska: Në fokus të bisedimeve, marrëdhëniet dypalëshe dhe procesi eurointegrues i RMV-së
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili po viziton vendin, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Të dy presidentët zhvilluan takim kokë më kokë, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve, transmeton Portalb.mk. Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit tonë evropian, përmes prizmit […]


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili po viziton vendin, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Të dy presidentët zhvilluan takim kokë më kokë, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve, transmeton Portalb.mk.
Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit tonë evropian, përmes prizmit të rendit ndërkombëtar, mjedisin e BE-së, si dhe sfidat rajonale.
Të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin konstruktiv në disa fusha dhe riafirmuan miqësinë e fortë të provuar shumë herë, të bazuar në mirëkuptim, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë.
Të udhëhequr nga situata aktuale në kontinentin evropian, por edhe më gjerë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar rajonale për adresimin e sfidave të sigurisë.
Presidentja e Maqedonisë shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe gatishmërinë e saj për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në sfera të ndryshme me interes për të dy vendet.
Si pjesë e vizitës, presidenti kroate do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.
Gjatë vizitës së Milanoviqit, do të vendoset regjim i veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit.