Policia në Ferizaj konfiskon katër automjete që po bartnin drunj pa dokumentacion

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sot kanë ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që po transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. “policia stacionit në Ferizaj, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve”, ka ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. Aksioni u zhvillua pas informacioneve operative, ndërsa në bashkëpunim

Prill 8, 2025 - 18:00
 0
Policia në Ferizaj konfiskon katër automjete që po bartnin drunj pa dokumentacion
policia-ne-ferizaj-konfiskon-kater-automjete-qe-po-bartnin-drunj-pa-dokumentacion

policia-ne-ferizaj-konfiskon-kater-automjete-qe-po-bartnin-drunj-pa-dokumentacion

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sot kanë ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që po transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt.

“policia stacionit në Ferizaj, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve”, ka ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. Aksioni u zhvillua pas informacioneve operative, ndërsa në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve, drunjtë dhe automjetet u sekuestruan. Policia rajonale e Ferizajt vazhdon përpjekjet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat emergjentë apo aplikacionin “Lajmëro Policinë”.”