Për shkak të frikës së të pandehurit Vllatko Keshishev, Ljupço Palevski u largua nga salla e gjyqit
Igor Efremov, avokat i të pandehurit Vllatko Keshishev, kërkoi që i pandehuri i parë Ljupço Palevski të largohet përkohësisht nga salla e gjyqit, ndërsa sot vazhdojnë pyetjet dhe mbrojtja e klientit të tij, në gjykimin për kidnapimet dhe vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, transmeton Portalb.mk nga SDK. “Në përputhje me nenin 391, paragrafi […]


Igor Efremov, avokat i të pandehurit Vllatko Keshishev, kërkoi që i pandehuri i parë Ljupço Palevski të largohet përkohësisht nga salla e gjyqit, ndërsa sot vazhdojnë pyetjet dhe mbrojtja e klientit të tij, në gjykimin për kidnapimet dhe vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, transmeton Portalb.mk nga SDK.
“Në përputhje me nenin 391, paragrafi 4 i Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë që Palevski të largohet nga salla e gjyqit gjatë dhënies së dëshmisë, sepse në praninë e tij Keshishev nuk do ta tregojë të vërtetën. Gjatë përcjelljes së përbashkët në një furgon nga paraburgimi, Palevski i dha Keshishevit një deklaratë për të kopjuar dhe nënshkruar si të tijën, në të cilën ai mohon deklaratën e mëparëshme të tij.“Keshishev u ndikua dhe frika e mbrojtjes se Keshishev nuk do të thoshte të vërtetën është e justifikuar”, tha avokati.
Mbrojtësi i Palevskit, Jovica Strashevski, tha se nuk ka nevojë për dramë dhe se gjykata nuk duhet të dorëzohet para bllofeve të tilla, siç tha ai.
“I pandehuri Vllatko Keshishev po përdor të pavërteta. Unë nuk e kam detyruar të kopjojë deklaratë. Është hera e dytë që avokati e pretendon këtë, pa dhënë prova se e kam detyruar Keshishev të kopjojë deklaratën time dhe ta paraqesë atë si të tijën. Ai mund të ulet me shpinë të kthyer kështu, është e rëndësishme për mua të dëgjoj atë që thotë, të mbaj shënime dhe t’i bëj pyetje”, tha Palevski.
Pas kësaj, gjyqtari Ivica Stefanovski e pyeti të pandehurin Keshishev se a pajtohet me avokatin e tij dhe ai u përgjigj pozitivisht.
Pas konsultimit me këshillin, gjyqtari Stefanovski e largoi Palevskin, i cili përmendet si organizator i kidnapimeve dhe ekzekutues i Pançe Zhezovskit nga Velesi dhe fëmijës Vanja Gjorçevska nga Shkupi. I vunë prangat dhe e nxorën nga salla e gjyqit.
Për këtë, avokati i tij tha se do të largohej nga gjyqi. Gjykatësi i tha se në një rast të tillë do të caktonte një avokat sipas detyrës zyrtare.
Mbeti Strasevski, filloi marrja në pyetje e Vllatko Keshishev, i cili derisa gjithë Shkupi e kërkonte Vanjën e zhdukur, e çoi MPB-në në vendin ku ajo ishte varrosur.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.