Partia Demokratike zbulon amerikanin që do të drejtojë fushatën e koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo së bashku me drejtorin e Komunikimin Alfred Lela  kanë zbuluar një nga drejtuesit e ekipit të Chris LaCivitas që do të udhëheqë fushatën elektorale të koalicionit të “PD-Shqipëria Madhështore”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Garo ka postuar një foto me Lelën e Philip Griffin dhe shkruan se janë […]

Prill 8, 2025 - 18:00
 0
Partia Demokratike zbulon amerikanin që do të drejtojë fushatën e koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo së bashku me drejtorin e Komunikimin Alfred Lela  kanë zbuluar një nga drejtuesit e ekipit të Chris LaCivitas që do të udhëheqë fushatën elektorale të koalicionit të “PD-Shqipëria Madhështore”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Garo ka postuar një foto me Lelën e Philip Griffin dhe shkruan se janë tre amerikanë në fushatën e PD-së.

Philip Griffin është konsulent dhe pjesë e ekipit të Chris LaCivita, të cilët kanë marrë përsipër të ndjekë nga fillimi deri në fund demokratët në garën elektorale  të 11 majit.