Nxënësit kosovarë, të fundit në rajon e ndër të fundit në botë për njohuri në matematikë e shkencë

Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për arritjet matematikore dhe shkencore.Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA) ka publikuar studimin e fundit ndërkombëtar të njohurive në matematikë dhe shkencë të nxënësve në mbarë botën. Nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova

dhjetor 5, 2024 - 15:45
 0
Nxënësit kosovarë, të fundit në rajon e ndër të fundit në botë për njohuri në matematikë e shkencë
nxenesit-kosovare,-te-fundit-ne-rajon-e-nder-te-fundit-ne-bote-per-njohuri-ne-matematike-e-shkence

nxenesit-kosovare,-te-fundit-ne-rajon-e-nder-te-fundit-ne-bote-per-njohuri-ne-matematike-e-shkence

Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për arritjet matematikore dhe shkencore.Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA) ka publikuar studimin e fundit ndërkombëtar të njohurive në matematikë dhe shkencë të nxënësve në mbarë botën.

Nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova ka zënë vendin e 47-të për njohuritë në matematikë, ndërsa në vendin e 55-të për njohuritë në shkencë.Për njohuritë në matematikë, vetëm nxënësit në Bosnjë e Hercegovinë qëndrojmë më keq se ata kosovarë. Ndërkaq për njohuritë në shkencë, nxënësit kosovarë janë të fundit në rajon.

Nxënësit kosovarë rangohen në pjesën e standardit të ulët, ku përfshihen ata nxënës që thjesht “demonstrojnë të kuptuarit bazë matematikor”. Po në fund, nxënësit nga Kosova rangohen në mesin e atyre që thjesht “tregojnë dhe zbatojnë njohuritë e disa koncepteve shkencore”.