Një nxënës bie nga kati i tretë në një shkollë fillore në Maqedoni

Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, një nxënës 11-vjeçar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Prilep ka rënë nga një dritare e katit të tretë në oborrin e shkollës. Nxënësi u dërgua menjëherë në spitalin e Prilepit, prej nga u transferua urgjentisht dhe u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Shkup. Gjendja […]

Jan 21, 2025 - 14:15
 0
Një nxënës bie nga kati i tretë në një shkollë fillore në Maqedoni

Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, një nxënës 11-vjeçar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Prilep ka rënë nga një dritare e katit të tretë në oborrin e shkollës.

Nxënësi u dërgua menjëherë në spitalin e Prilepit, prej nga u transferua urgjentisht dhe u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Shkup.

Gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, tha për Kanal 5 drejtori i Kirurgjisë Pediatrike, Lazar Jovçevski. Sipas tij, fëmija ka lëndim në shtyllën kurrizore dhe fraktura në thembrat e këmbëve.

Sipas informacioneve të Kanal 5, aksidenti ndodhi gjatë ndërrimit të dytë, në pushimin e madh, kur të gjithë nxënësit kishin dalë në oborrin e shkollës.