Në Tetovë u vra 39 vjeçari në banesën ku ishte vetëm prindi i tij
Policia e Maqedonia e Veriut ka raportuar se në orët e pasdites është vrarë një 39 vjeçar nga Tetova, në kohën kur në banesë ishte viktima dhe prindi i tij, transmeton Portalb.mk. “Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë […]


Policia e Maqedonia e Veriut ka raportuar se në orët e pasdites është vrarë një 39 vjeçar nga Tetova, në kohën kur në banesë ishte viktima dhe prindi i tij, transmeton Portalb.mk.
“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë”, raportoi Policia.
Policia raportoi se viktima ka qenë në shtëpinë e tij i vetëm me prindin, i cili pas përkeqësimit të gjendjes është dërguar për mjekim në Qendrën Urgjente të Tetovës.
“Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, raportoi Policia.