Në “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata
Në vendkalimet kufitare nga ana e anës së Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informuan nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM), njofton Portalb.mk. Në vendkalimet kufitare më frekuentuese “Bogorodicë” dhe “abanoc”, pritja për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 minuta. Koha e pritjes në “Bogorocisë” është […]


Në vendkalimet kufitare nga ana e anës së Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informuan nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM), njofton Portalb.mk.
Në vendkalimet kufitare më frekuentuese “Bogorodicë” dhe “abanoc”, pritja për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 minuta.
Koha e pritjes në “Bogorocisë” është rreth gjysmë orë, ndërsa në “Tabanoc” është 40 minuta.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.