Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Koçan, ku deri tani së paku ka 59 të vdekur. Për mbi 150 të lënduar, Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të […]

Mars 16, 2025 - 19:30
 0
Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s
Mark Rutte. Foto nga profili i tij në Twitter (X)

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Koçan, ku deri tani së paku ka 59 të vdekur.

Për mbi 150 të lënduar, Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s.

“U dërguan mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike. Në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe llogaridhënien për shkaqet e aksidentit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË: