Mexhiti qetëson shqiptarët: Ligji për Gjuhët nuk preket, rini rahat

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar sërish lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se gjuha shqipe nuk rrezikohet dhe se gjyqësori tashmë është liruar nga ndikimi The post Mexhiti qetëson shqiptarët: Ligji për Gjuhët nuk preket, rini rahat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 20, 2025 - 14:00
 0
Mexhiti qetëson shqiptarët: Ligji për Gjuhët nuk preket, rini rahat

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar sërish lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se gjuha shqipe nuk rrezikohet dhe se gjyqësori tashmë është liruar nga ndikimi i partisë në pushtet, transmeton Flaka

Në një postim në rrjete sociale, Mexhiti shpjegon se në vitin 2023, gjatë qeverisjes së BDI-së dhe me ndikimin e Artan Grubit, Parlamenti kishte zgjedhur një gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me procedurat ligjore, pa shqyrtuar kandidaturat tjera.

“Aq e rëndësishme ishte kjo gjyqtare për BDI-në, sa Parlamenti atë e votoi me 64 vota dhe pa asnjë kundërshtim”, shkruan Mexhiti.

Ai rikujton se në vitin 2024, Artan Grubi përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të përzierjes në sistemin gjyqësor, përfshirë ndërhyrjet në emërime dhe në vendime gjyqësore. Sipas tij, ky vendim ka dëshmuar kapjen e sistemit të drejtësisë nga BDI dhe përdorimin e tij për qëllime politike.

“Sot, Artani i BDI-së është në ekzil, BDI-ja në opozitë, ndërsa gjyqësori i kapur është çliruar nga diktati politik. Gjyqtarja e zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme me urdhër nga BDI-ja nuk është më referuese për Ligjin për gjuhën shqipe”, thekson Mexhiti.

Në fund, ai siguron qytetarët shqiptarë se “Shqipja nuk preket. Rrini rahat!”.

Ky prononcim vjen në kohën kur diskutimet për funksionimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve janë rikthyer në opinion, ndërsa deklaratat politike thellojnë përplasjet mes aktorëve shqiptarë në vend.

The post Mexhiti qetëson shqiptarët: Ligji për Gjuhët nuk preket, rini rahat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .