Mbyllet kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave që funksiononte në Shtërpcë

Ministrja në dorëheqje e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë. Mbyllja e këtyre kompanive është bërë pas kërkesës së Njësisë së Mbikqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës “Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave

Prill 23, 2025 - 10:30
 0
Mbyllet kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave që funksiononte në Shtërpcë
mbyllet-kompania-paralele-e-serbise-e-ujesjellesit-dhe-mbeturinave-qe-funksiononte-ne-shterpce

mbyllet-kompania-paralele-e-serbise-e-ujesjellesit-dhe-mbeturinave-qe-funksiononte-ne-shterpce

Ministrja në dorëheqje e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë.

Mbyllja e këtyre kompanive është bërë pas kërkesës së Njësisë së Mbikqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës

“Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi dhe pa u ndalur. Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëherit kërkoj nga ta dhe nga Prokuroria hetime të menjëhershme mbi dëmet dhe përfitimet që janë sjellë nga veprimtaria e jashtëligjshme e këtij institucioni paralel të Serbisë”, ka shkruar Rizvanolli.