Matoshi: Duhesh me kanë thjeshtë një idiot politik me i thanë Ramush Haradinajt njeri i Serbisë
Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Albulena Haxhiut ndaj Ramush Haradinaj, e cila e akuzon kreun e AAK-së për lidhje me Serbinë. Sipas Matoshit, këto deklarata janë kundëhistorike dhe pështyma ndytësinash të partisë antishtet. Tutje, ai e quan Ramush Haradinaj, hero lufte dhe krijues të paqes. “Ramush Haradinaj âsht Hero lufte


Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Albulena Haxhiut ndaj Ramush Haradinaj, e cila e akuzon kreun e AAK-së për lidhje me Serbinë.
Sipas Matoshit, këto deklarata janë kundëhistorike dhe pështyma ndytësinash të partisë antishtet.
Tutje, ai e quan Ramush Haradinaj, hero lufte dhe krijues të paqes.
“Ramush Haradinaj âsht Hero lufte e krijues paqje! Duhesh me kanë thjesht nji idiot politik, njeri fort i lig e plot urrejtje në shpirtë e me zemrën futë, me i thânë Ramush Haradinajt njeri i Serbisë!?Deklaratat e tilla janë kundërhistorike dhe pështyma ndytësinash të partisë antishtet!”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë
Ramush Haradinaj âsht Hero lufte e krijues paqje!
1.Duhesh me kanë thjesht nji idiot politik, njeri fort i lig e plot urrejtje në shpirtë e me zemrën futë, me i thânë Ramush Haradinajt njeri i Serbisë!?
Deklaratat e tilla janë kundërhistorike dhe pështyma ndytësinash të partisë antishtet!
2.Ramushi âsht vet Hero i gjallë i lirisë së Kosovës dhe themelues i ushtrisë kosovare dhe ka trashëgimi nji oborr me vorre, ra tânë për këtë dhé!
3.Thjesh ka me kalu edhe epoka e injorantave ‘post truth’ dhe truthamë dhe këta qe turren me pështyma sot, kanë me u lânë trashëgimi fëmijëve të vet faqen e zezë – si numrin e sh’pisë – varun n’derë me baski!