Lutfiu: Serbia po vazhdon presionin mbi shqiptarët e Luginës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës. Luftiu tha se kjo ishte bërë me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë.


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.
Luftiu tha se kjo ishte bërë me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë.
Ai thekson se pavarësisht presionit vendimi nuk do të shfuqizohet, dhe se pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të publikohen hapat e mëtutjeshëm.
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, shtoi se Serbia po shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, vetëm për të bërë spastrim etnik.
“Serbia, e cila për një koment në facebook e dënoi shqiptarin me një muaj paraburgim dhe me qindra mijëra dinar, nuk ndërmori të njëjtin veprim kur një qytetar serb kërkoi zola (granata hedhës dore) për ta bombarduar ndërtesën e KKSH-s”.
“Serbia e cila autorët e Banjskës po i mban të lirë, po e konsideron të jashtëligjshëm një vendim (krejt transparent) të Këshillit Kombëtar Shqiptar për t’i mbështetur familjet shqiptare të Luginës së Preshevës e që për pjesën më të madhe të tyre bujqësia është veprimtaria kryesore e ekzistencës së tyre, e që për më tepër bëhet fjalë për një donacion, e jo nga mjetet e rregullta të Këshillit. Ata që e inicuan këtë çështje, përtej dallimeve politike, KURRË nuk kisha dashur t’i shoh në këtë rrugë”, tha Lutfiu.