Kryeziu: Partitë politike të ftojnë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe
Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka kritikuar partitë politike në Kosovë për qëndrimet e tyre se nuk bëjnë koalicion me Listën Serbe. Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu tha se kjo qasje e dëmton proceset e ndërtimit dhe integrimit të një shoqërie të hapur “Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik, duhet të heqë


Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka kritikuar partitë politike në Kosovë për qëndrimet e tyre se nuk bëjnë koalicion me Listën Serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu tha se kjo qasje e dëmton proceset e ndërtimit dhe integrimit të një shoqërie të hapur
“Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik, duhet të heqë këto “vija të kuqe” dhe të ftojë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe. Jo vetëm Vetëvendosje, por çdo subjekt apo nismë politike që synon formimin e shumicës parlamentare, duhet të angazhohet për një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, në përputhje me frymën demokratike dhe obligimet kushtetuese të vendit”, shkroi mes tjerash Kryeziu.
Postimi i plotë: