Kryetarja e Antikorrupsionit Dimitrovska vendosi të mos japë dorëheqje: Stojanoviq është mik i familjes

Pas gati një jave nga skandali për përfshirje në rastin korruptiv “Aditiv”, kryetarja e KSHPK-së, Tatjana DImitrovska u bë e gjall. Ajo thotë se besueshmëria dhe integriteti i institucionit nuk duhet të vihen në dyshim në asnjë rrethanë dhe se parimi i prezumimit të pafajësisë, pra çdokush është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e […]

Prill 30, 2025 - 13:30
 0
Kryetarja e Antikorrupsionit Dimitrovska vendosi të mos japë dorëheqje: Stojanoviq është mik i familjes
Tatjana Dimitrovska. foto: Meta.mk

Pas gati një jave nga skandali për përfshirje në rastin korruptiv “Aditiv”, kryetarja e KSHPK-së, Tatjana DImitrovska u bë e gjall. Ajo thotë se besueshmëria dhe integriteti i institucionit nuk duhet të vihen në dyshim në asnjë rrethanë dhe se parimi i prezumimit të pafajësisë, pra çdokush është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij, si dhe parimi i sundimit të ligjit, duhet të respektohen. Ajo shton se komunkimi që ajo ka bërë me një mik të familjes e që më vonë u bë i dyshuar në rastin në fjalë, nuk ka qenë me qëllim për të ndikuar në procedura apo në ndonjë aspekt të hetimit, transmeton Portalb.mk.

“6 anëtarët e mbetur të institucionit që unë përfaqësoj nuk kanë lidhje me krimin për të cilin dyshohem. Dua të informoj publikun se komunikimi im me një mik të familjes, i cili më vonë u bë i pandehur në çështjen “Aditiv”, ndodhi në një periudhë para se të fillonin procedurat kundër tij në prokurorinë kompetente“, thotë ajo në një letër publike.

Nga njoftimi i PTHP NKOK, shton ajo, kuptohet se “komunikimi ynë ka zgjatur deri në dhjetor 2024, ose para se t’i shqiptohej paraburgimi sipas kësaj mase, unë ndërpres komunikimin”.

“Përmbajtja e komunikimit i referohet bisedave që nuk kanë lidhje me rastin “Aditiv”. Disa nga informacionet e ndara kanë të bëjnë me dokumente publike, përmbajtja e të cilave është bërë publike para komunikimit tonë, ndërsa pjesa tjetër është komunikim i zakonshëm miqësor. Shpreh keqardhjen time për këtë komunikim dhe theksoj se është bërë pa asnjë qëllim për të ndikuar në procedurat ose në ndonjë aspekt të hetimit. E them këtë me përgjegjësi. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit aktualisht po zhvillon një procedurë për të verifikuar statusin pasuror të personit të lartpërmendur. Me ndarjen elektronike, lënda nuk më është caktuar mua për përpunim dhe, sipas rregullave të përcaktuara, unë nuk kam mundësi të ndikoj në rrjedhën e procedurës ose në rezultatin e saj. Vendimet e KSHPK-së merren kolektivisht, me shumicën e votave të anëtarëve”, thuhet në reagimin e saj.

Ajo shton se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet gjyqësore kompetente dhe pret zgjidhje të shpejtë dhe transparente të “incidentit”.

“Do t’i respektoj plotësisht masat paraprake. Deri në deklaratën përfundimtare të prokurorisë, nuk do të bëj deklarata të tjera publike, përveç rasteve kur rrethanat e diktojnë këtë, e udhëhequr nga interesi i integritetit dhe transparencës institucionale. Pres që deri atëherë integriteti i KSHPK-së, i imi dhe i familjes sime, do të respektohet”, thotë Dimitrovska.

Në letër nuk përmendet mundësia e dorëheqjes. Ish-komisionerja e parë kundër korrupsionit Biljana Ivanovska tha se kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, duhet të japë menjëherë dorëheqje nga pozicioni i saj sepse ajo ende po e infekton institucionin. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) menjëherë reagoi duke thënë se procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë individuale nuk e dëmtojnë angazhimin institucional dhe kolektiv.

Kryetarja aktuale e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska, javën e kaluar u përfshi në listën e të dyshuarve me të cilët Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PHP NKOK) zgjeroi hetimin në rastin “Aditiv”, i cili ka të bëjë me një krim në EMV-në shtetërore me vlerë 6.5 milionë euro.

Dimitrovska dyshohet se i ka zbuluar sekrete zyrtare një të pandehuri tjetër në këtë rast.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ka përfshirë edhe tre persona të tjerë në hetimin e rastit “Aditiv”, përfshirë edhe kryetaren aktuale të KShPK-së, Tatjana Dimitrovska. Ajo dyshohet se i ka zbuluar sekrete zyrtare një të pandehuri tjetër në këtë çështje përmes aplikacioneve Whatsapp dhe Viber. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik për Hetime Penale, Gjykata Themelore Penale e Shkupit vendosi masa paraprake ndaj Dimitrovskës.