KQZ del me përditësimin e fundit të rezultateve – VV bie pak, LDK e PDK shënojnë rritje të lehtë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar përditësimin e fundit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Aktualisht janë të numëruar 2 mijë e 526 vendvotime nga 2 mijë e 533, pra, mbeten vetëm edhe 7 vendvotime për t’u numëruar. Vetëvendosje nga përditësimi i fundit ka rënë nga 40.87 % në 40.86 %. Partia Demokratike është ngritur

shkurt 12, 2025 - 21:45
 0
KQZ del me përditësimin e fundit të rezultateve – VV bie pak, LDK e PDK shënojnë rritje të lehtë
kqz-del-me-perditesimin-e-fundit-te-rezultateve-–-vv-bie-pak,-ldk-e-pdk-shenojne-rritje-te-lehte

kqz-del-me-perditesimin-e-fundit-te-rezultateve-–-vv-bie-pak,-ldk-e-pdk-shenojne-rritje-te-lehte

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar përditësimin e fundit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Aktualisht janë të numëruar 2 mijë e 526 vendvotime nga 2 mijë e 533, pra, mbeten vetëm edhe 7 vendvotime për t’u numëruar.

Vetëvendosje nga përditësimi i fundit ka rënë nga 40.87 % në 40.86 %.

Partia Demokratike është ngritur nga 22.03 % në 22.04 % ndërsa LDK nga 17.61 % në 17.68 %.

Ndryshe KQZ ka filluar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, përderisa ka bërë të ditur se do t’i verifikojë edhe votat e subjekteve politike.