Këto janë lokalet e natës në Tetovë të cilëve u është ndërprerë puna pas tragjedisë në Koçan
“Eklips 22” dhe “Hillton Je” janë dy objektet në Tetovë të cilëve u është ndaluar përkohësisht puna pas inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të cilat u bënë pas tragjedisë së ndodhur në Koçan, shkruan Portalb.mk. Menjëherë pas tragjedisë, Qeveria informoi se në datat 16 dhe 17 mars janë kryer kontrolle në objektet hotelierike që […]


“Eklips 22” dhe “Hillton Je” janë dy objektet në Tetovë të cilëve u është ndaluar përkohësisht puna pas inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të cilat u bënë pas tragjedisë së ndodhur në Koçan, shkruan Portalb.mk.
Menjëherë pas tragjedisë, Qeveria informoi se në datat 16 dhe 17 mars janë kryer kontrolle në objektet hotelierike që kanë licencë për punë si kabare, klub nate, disko-klub dhe disko-klub në ambient të hapur.
Sipas Qeverisë rezultoi se: Në Tetovë ka gjashtë objekte, nga të cilat për katër nuk ka të dhëna, ndërsa dy kanë licenca të skaduara.
Inspektorati Shtetëror i Tregut për Portalb.mk bëri të ditur emrat e këtyre objekteve.
Ata sqaruan së Tetovë janë kryer kontrolle te gjashtë persona juridikë, në bazë të raportimit të parashtruar për plotësimin e kushteve minimale teknike për aktivitete kabare.
Dy subjekte kanë licencë të skaduar dhe kanë paraqitur kërkesë për të re në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe aktualisht nuk funksionojnë.
“Subjektet të cilëve u ka skaduar licenca dhe kanë paraqitur kërkesë për të re në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës janë Energy Night Club dhe Swiss Deluxe”, thanë nga Inspektorati i Tregut.
Dy persona juridikë janë fshirë nga Regjistri Qendror dhe nuk kryejnë veprimtari më. Ndërsa për dy subjektet e mbetura u është shqiptuar vendimi për ndalim të përkohshëm të veprimtarisë.
“Dy subjektet që janë fshirë nga Regjistri Qendror dhe nuk funksionojnë më janë Beli 9 dhe Golden Gate dhe dy subjektet e tjera për të cilat është nxjerrë vendimi për ndalim të përkohshëm të funksionimit quhen Eclipse 2022 dhe Hilton Je”, thanë nga Inspektorati i Tregut.
Përveç Inspektoratit Shtetëror të Tregut, inspektime të jashtëzakonshme në Tetovë ka kryer edhe Inspektorati Komunal nga ku u konstatuan se shumë objekte nuk plotësojnë kushte për mbrojte nga zjarri.
Këto kontrolle erdhën pas tragjedisë në Koçan ku nga zjarri në diskotekën “Pulse” jetën e humbën 61 persona dhe qindra të tjerë mbetën të lënduar.
Pas kësaj, në shumë institucione u ngrit çështja se sa të sigurta janë objektet publike në rast të ndonjë zjarri.