Kallas në Tiranë: Nuk mund të ketë ecuri për Kosovën e Serbinë pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Tiranë tha se Kosova dhe Serbia pa normalizim të plotë s’mund të ecin drejt BE-së. Ajo tha se me Ramën folën edhe për zhvillimet në rajon dhe tha se i vlerëson “këshillat dhe komentet” që

Prill 8, 2025 - 12:30
 0
Kallas në Tiranë: Nuk mund të ketë ecuri për Kosovën e Serbinë pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve
kallas-ne-tirane:-nuk-mund-te-kete-ecuri-per-kosoven-e-serbine-pa-normalizimin-e-plote-te-marredhenieve

kallas-ne-tirane:-nuk-mund-te-kete-ecuri-per-kosoven-e-serbine-pa-normalizimin-e-plote-te-marredhenieve

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Tiranë tha se Kosova dhe Serbia pa normalizim të plotë s’mund të ecin drejt BE-së.

Ajo tha se me Ramën folën edhe për zhvillimet në rajon dhe tha se i vlerëson “këshillat dhe komentet” që Rama i ka dhënë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve. Dhe do të shkoj në Bosnje e Hercegovinë dhe do të takohem me të gjithë palët atje në mënyrë që të qetësohet situata atje”, tha Kallas.