Hipper para takimit në Bruksel: Dialogu, çelësi për BE

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se dialogu është rruga e vetme për të dyja palët që aspirojnë anëtarësimin në BE.Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se presin zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij presin që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e

dhjetor 10, 2024 - 14:15
 0
Hipper para takimit në Bruksel: Dialogu, çelësi për BE
hipper-para-takimit-ne-bruksel:-dialogu,-celesi-per-be

hipper-para-takimit-ne-bruksel:-dialogu,-celesi-per-be

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se dialogu është rruga e vetme për të dyja palët që aspirojnë anëtarësimin në BE.Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se presin zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij presin që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, tha ajo për rtv21.

Zëdhënësja e BE-së, Hipper, konfirmoi se takimi i radhës midis kryenegociatorëve do të mbahet më 17 dhjetor dhe se për këtë takim, siç tha, palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sipas saj, në këtë takim përveç tjerash do të diskutohet edhe zbatimi i marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

“Takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet më 17 dhjetor, palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, tha Hipper.