VLEN: Asnjë çarje, vetëm “çimentim” politik
Koalicioni VLEN ka dalë me një kumtesë për mediat, duke konfirmuar unitetin e brendshëm politik dhe institucional të forcave që e përbëjnë këtë subjekt, trqnsmeton Flaka. Sipas deklaratës, të gjitha The post VLEN: Asnjë çarje, vetëm “çimentim” politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Koalicioni VLEN ka dalë me një kumtesë për mediat, duke konfirmuar unitetin e brendshëm politik dhe institucional të forcave që e përbëjnë këtë subjekt, trqnsmeton Flaka. Sipas deklaratës, të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e VLEN-it janë të sinkronizuar në vizion, qëllime dhe vendime, duke e bërë këtë koalicion një trup të bashkuar që vepron me përgjegjësi dhe vendosmëri në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Në kumtesë theksohet se përpjekjet e BDI-së për të krijuar përçarje brenda VLEN-it përmes Arben Taravarit kanë dështuar. “Tentativa për përçarje është shndërruar në një bumerang politik për vetë autorët e saj”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se VLEN nuk është një bashkim rastësor, por një projekt serioz me themel të fortë dhe vizion të qartë për të ardhmen.
VLEN garanton stabilitet dhe mbështetje të shumicës parlamentare, duke theksuar se është një shtyllë e rëndësishme e qeverisjes së re dhe e rrugës që po vendoset për ndryshim në vend. Prioritetet e koalicionit mbeten avancimi i çështjes shqiptare, lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i një shteti funksional për të gjithë qytetarët.
“VLEN nuk trembet nga tronditjet e vjetra politike. VLEN është vetë tërmeti që po e rrëzon sistemin e kalbur të BDI-së dhe po sjell frymën e re të përfaqësimit dinjitoz, të ndershëm dhe të guximshëm”, përfundon kumtesa.
Koalicioni paralajmëron zhvillime të reja politike në ditët në vijim, që do të forcojnë më tej pozicionin e tij si forcë udhëheqëse dhe avangarde në bllokun politik shqiptar. Flala Media
The post VLEN: Asnjë çarje, vetëm “çimentim” politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .