Fronti Kombëtar drejt zgjedhjeve lokale me lista të përbashkëta – qëllimi: maksimalizimi i votës shqiptare!

Fronti Kombëtar do të garojë në zgjedhjet lokale të vjeshtës me lista të përbashkëta për këshilltarë komunalë, mëson Flaka nga burime brenda koalicionit. Sipas të njëjtave burime, qëllimi kryesor është The post Fronti Kombëtar drejt zgjedhjeve lokale me lista të përbashkëta – qëllimi: maksimalizimi i votës shqiptare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 20, 2025 - 16:01
 0
Fronti Kombëtar drejt zgjedhjeve lokale me lista të përbashkëta – qëllimi: maksimalizimi i votës shqiptare!

Fronti Kombëtar do të garojë në zgjedhjet lokale të vjeshtës me lista të përbashkëta për këshilltarë komunalë, mëson Flaka nga burime brenda koalicionit. Sipas të njëjtave burime, qëllimi kryesor është maksimalizimi i votës shqiptare dhe sigurimi i sa më shumë mandateve të këshilltarëve nëpër komuna.

Marrëveshja e re brenda koalicionit që përfshin BDI-në, të dy krahët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), si dhe partitë e tjera të Frontit Evropian, pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh. Përzgjedhja e përbashkët e kandidatëve dhe harmonizimi i listave në të gjitha komunat synon një fitore të thellë për këtë bllok politik.

Burime të afërta me zhvillimet bëjnë të ditur se ndarja e komunave mes partnerëve të Frontit parashikon që BDI të ketë kandidatë në 10 komuna: Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë, Zhelinë, Studeniçan, Likovë, Dollnen dhe Çashkë. ASH-ja e Ziadin Selës pritet të garojë në Strugë, Dibër dhe Haraçinë, ndërsa krahu i Arben Taravarit do të ketë kandidatë në Gostivar, Vrapçisht, Saraj dhe Tearcë.

Rina Ajdari nga BDI konfirmoi për Flaka se partia ka vendosur të garojë nën moton “Fronti Evropian”, njëkohësisht i quajtur edhe “Fronti Kombëtar”. Ajo theksoi se diskutimet me Arben Taravarin janë në vijim, ndërsa ndarja e komunave pritet të zyrtarizohet shpejt nga liderët politikë.

“Do të dalim me lista të përbashkëta. Çështja e ndarjes së komunave është ende në diskutim. Në momentin që do të ketë një vendim konkret, besoj që kryetari Ali Ahmeti dhe zëdhënësit e partisë do të dalin me një konkluzion për opinionin,” – tha Ajdari Flaka.

Ajo e konsideroi këtë bashkëpunim si të domosdoshëm për t’u përballur me politikat përjashtuese e denigruese të opozitës maqedonase, veçanërisht VMRO-DPMNE-së.

“Fronti Kombëtar apo Fronti Evropian ka të njëjtin qëllim: mbrojtjen e barazisë, dinjitetit institucional të shqiptarëve dhe përballjen me politikat diskriminuese ndaj tyre,” – deklaroi Ajdari.

Sipas planit strategjik, Fronti Kombëtar synon të fitojë në 17 komuna dhe ta shndërrojë këtë garë lokale në një “referendum gjithëpopullor” kundër margjinalizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Flaka Media
(© Të drejtat e rezervuara. Riprodhimi i plotë ose i pjesshëm lejohet vetëm me citim të burimit.)

The post Fronti Kombëtar drejt zgjedhjeve lokale me lista të përbashkëta – qëllimi: maksimalizimi i votës shqiptare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .