Fatmir Limaj uron Pashkët: Paqe dhe bashkim për një të ardhme më të mirë

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve, duke shprehur dëshirën që kjo ditë e shenjtë t’i gjejë ata me paqe, shëndet dhe dashuri në familje Limaj theksoi se Pashkët janë një mundësi për reflektim, falje dhe shpresë për të ardhmen, duke i uruar të gjithë besimtarëve harmoni

Prill 20, 2025 - 13:45
 0
Fatmir Limaj uron Pashkët: Paqe dhe bashkim për një të ardhme më të mirë
fatmir-limaj-uron-pashket:-paqe-dhe-bashkim-per-nje-te-ardhme-me-te-mire

fatmir-limaj-uron-pashket:-paqe-dhe-bashkim-per-nje-te-ardhme-me-te-mire

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve, duke shprehur dëshirën që kjo ditë e shenjtë t’i gjejë ata me paqe, shëndet dhe dashuri në familje

Limaj theksoi se Pashkët janë një mundësi për reflektim, falje dhe shpresë për të ardhmen, duke i uruar të gjithë besimtarëve harmoni dhe bashkim, si dhe besim të ripërtërirë në vlerat që mbajnë të bashkuar shoqërinë.

E plotë:

Urime Pashkët!

Në këtë ditë të shenjtë, uroj nga zemra që Pashkët t’ju gjejnë me paqe, shëndet e dashuri në familjet tuaja. Le të jenë këto momente festimi një mundësi për reflektim, falje dhe shpresë për të ardhmen.

Në emër timin dhe të NISMA Socialdemokrate, i përgëzoj të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve. Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, bashkim dhe besim të ripërtërirë në vlera që na mbajnë të bashkuar si shoqëri.

Gëzuar Pashkët!