Dorëhiqet nga posti edhe Blerant Ramadani: “Ky nuk është fundi, por një hap drejt sfidave të reja”

Sot, më 20 maj 2025, Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, Blerant Ramadani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë, transmeton Flaka Në një deklaratë The post Dorëhiqet nga posti edhe Blerant Ramadani: “Ky nuk është fundi, por një hap drejt sfidave të reja” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 20, 2025 - 14:00
 0
Dorëhiqet nga posti edhe Blerant Ramadani: “Ky nuk është fundi, por një hap drejt sfidave të reja”

Sot, më 20 maj 2025, Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, Blerant Ramadani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë, transmeton Flaka

Në një deklaratë publike, Ramadani ka theksuar se këtë funksion e ka ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin teknologjik të vendit. Ai falënderoi Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë e dhënë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë dhe partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin.

“Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë”, u shpreh Ramadani në postimin e tij zyrtar.

Dorëheqja e Ramadanit vjen në vazhdën e dorëheqjeve të zyrtarëve të ASH-së pas vendimit që kjo parti të braktisë qeverinë dhe koalicionin VLEN. Flaka

The post Dorëhiqet nga posti edhe Blerant Ramadani: “Ky nuk është fundi, por një hap drejt sfidave të reja” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .