Dëftesat në formë elektronike, zbatimi nis vitin e ardhshëm
Nga viti i ardhshëm shkollor, dëftesat e nxënësve të klasave të përfunduara në arsimin fillor do të lëshohen vetëm në formë elektronike. Kjo do të bëhet nëpërmjet një sistemi digjital The post Dëftesat në formë elektronike, zbatimi nis vitin e ardhshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga viti i ardhshëm shkollor, dëftesat e nxënësve të klasave të përfunduara në arsimin fillor do të lëshohen vetëm në formë elektronike. Kjo do të bëhet nëpërmjet një sistemi digjital ku dëftesat do të shkarkohen direkt nga shkollat e mesme, në të cilat nxënësit do të aplikojnë për regjistrim.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi sot se ky proces tashmë është i mundur nëpërmjet ditarit elektronik, por zbatimi i tij do të nisë nga viti i ardhshëm shkollor, pasi popullsia të jetë më mirë e informuar dhe e përgatitur për përdorimin e teknologjisë.
“Fëmijët dhe prindërit de fakto nuk kanë nevojë ta kenë dëftesën në duar, përveçse për një moment gëzimi apo reflektimi. Nuk po e zbatojmë këtë vit, sepse shumë nxënës dhe prindër, sidomos në zonat rurale, nuk kanë pajisjet ose internetin e nevojshëm për këtë proces,” tha Janevska gjatë një ngjarjeje në Asociacionin Bankar të Maqedonisë.
Ministrja shtoi se presin që më shumë se 90% e nxënësve do të jenë në gjendje të përdorin këtë sistem vitin e ardhshëm, pasi njohuritë digjitale do të jenë ngritur në një nivel më të lartë.
Në lidhje me emigracionin dhe ndikimin e tij në numrin e nxënësve të klasës së parë, Janevska theksoi se numri i saktë i regjistrimeve do të bëhet i ditur në shtator pas regjistrimit të dytë dhe do të analizohen mundësitë për rritje ose ulje në nivele lokale.
Flaka
The post Dëftesat në formë elektronike, zbatimi nis vitin e ardhshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .