RMV, edhe diaspora do të mund të caktoj termin onlajn për fotografim për pasaportë
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është mundësuar onlajn caktim i terminit për fotografim për dokumente personale përmes internet-platformës së MPB-së – https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request – edhe për personat të cilët nuk posedojnë numër telefoni nga Maqedonia, gjegjësisht për diasporën e Maqedonisë. Reservimi i terminit mund të bëhet përmes postës elektronike, njofton Portalb.mk. Sipas të dhënave të […]


Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është mundësuar onlajn caktim i terminit për fotografim për dokumente personale përmes internet-platformës së MPB-së – https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request – edhe për personat të cilët nuk posedojnë numër telefoni nga Maqedonia, gjegjësisht për diasporën e Maqedonisë. Reservimi i terminit mund të bëhet përmes postës elektronike, njofton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Ministrisë, nga vendosja e caktimit elektronik përmes ueb-faqes së MPB-së gjatë vitit 2024, në muaj janë caktuar në mesatare nga 7.000 termine. Në vitin 2025, numri është mbi 4.000 në muaj, që do të thotë se përmes këtij servisi çdo ditë caktohen thuajse nga 200 termine.
Nga MPB-ja informojnë se caktimi përmes linjave të rregullta telefonike “funksionon shkëlqyeshëm”, dhe se termin për procedurë të rregullt mund të merret që ditën e ardhshme.
Nga fundi i vitit 2023 dhe fillimi i vitit 2024, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale kur afrohej afati për ndërrim të dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, u krijua fluks i madh për shkak të qytetarëve të cilët në atë moment dëshironin të nxjerrin pasaportë të re.