Berisha në Tropojë: Shqipërinë e qeveris një kryeministër, argatë i Vuçiç-it

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon fushatën përmbyllëse të ‘PD-ASHM’ në Tropojë, ku po prezanton programin elektroral. Ai u shpreh se ndihej krenarë që ishte i pranishëm në vendlindjen e tij, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama.  ‘Krenar që vij në vendlindjen time vij në Tropojën madhështore. Vij sot në këtë tokë […]

maj 4, 2025 - 13:15
 0
Berisha në Tropojë: Shqipërinë e qeveris një kryeministër, argatë i Vuçiç-it

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon fushatën përmbyllëse të ‘PD-ASHM’ në Tropojë, ku po prezanton programin elektroral.

Ai u shpreh se ndihej krenarë që ishte i pranishëm në vendlindjen e tij, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama.

 ‘Krenar që vij në vendlindjen time vij në Tropojën madhështore. Vij sot në këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha. Por vendin  e brakstisin çdo muaj djemtë e vajzat e saj, siç e braktisin Shqiperinë. Taksat nuk shkojnë për rrogat dhe pensionet. Vendi qeveriset nga konglomeratë të pushtetit me krimin. Tropoja vendi i njerëzve krenarë edhe atdhetarë. Vij sot ne një kohë që Shqipërinë e qeveris një argatë i Aleksandër Vuçiç’ tha Berisha.