Behrami publikon fotografi me James Rubin-in: Me zëdhënësin e çlirimit dhe mikun e përbetuar të presidentit Thaçi

Kandidati për deputetë me numër 75 nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një fotografi me James Rubin-in. Behrami e ka vlerësuar lartë figurën e Rubin-it, duke thënë se pa njerëz sikurse ai projektimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do ishte i pamundur. POSTIMI I PLOTË: Me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes

Jan 30, 2025 - 11:45
 0
Behrami publikon fotografi me James Rubin-in: Me zëdhënësin e çlirimit dhe mikun e përbetuar të presidentit Thaçi
behrami-publikon-fotografi-me-james-rubin-in:-me-zedhenesin-e-clirimit-dhe-mikun-e-perbetuar-te-presidentit-thaci

behrami-publikon-fotografi-me-james-rubin-in:-me-zedhenesin-e-clirimit-dhe-mikun-e-perbetuar-te-presidentit-thaci

Kandidati për deputetë me numër 75 nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një fotografi me James Rubin-in.

Behrami e ka vlerësuar lartë figurën e Rubin-it, duke thënë se pa njerëz sikurse ai projektimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do ishte i pamundur. POSTIMI I PLOTË: Me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes, mikun tim, mikun e Kosovës dhe mikun e përbetuar të presidentit Hashim Thaçi.

James Rubin, bashkë me elitat e arta të Amerikës, nuk ngritën vetëm zërin kundër masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, por ngritën edhe aeroplanët për t’i dhënë fund aparteidit në zemër të Evropës. Projekti i lirisë dhe i pavarësisë, pa njerëz si Rubinim do të ishte i pamundur. Mirëmëngjesi! Dihet a! #PDK 131✅
#BedriHamza 1✅
#ArtanBehrami 75✅