Barduani pret në takim ministren Bjerre, diskutojnë për sigurinë në vend dhe rajon

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë Ministren Daneze të Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre. Në njoftim bëhet e ditur se gjatë vizitës, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi

Prill 23, 2025 - 21:30
 0
Barduani pret në takim ministren Bjerre, diskutojnë për sigurinë në vend dhe rajon
barduani-pret-ne-takim-ministren-bjerre,-diskutojne-per-sigurine-ne-vend-dhe-rajon

barduani-pret-ne-takim-ministren-bjerre,-diskutojne-per-sigurine-ne-vend-dhe-rajon

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë Ministren Daneze të Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë vizitës, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai uroi gjithashtu ministren Bjerre për kontributin e gjatë të Danimarkës në KFOR dhe stabilitetin rajonal.