Azizi: Taravari mossuksesin e tij tentoj t’ia faturoj Qeverisë dhe VLEN-it
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në intervistën e fundit në RTM2, ka folur për kritikat e Taravarit ndaj Qeverisë dhe VLEN-it. Azizi ka shtuar se të dhënat që kanë ato nga anketimet, është se shqiptarët e kanë rritur besimin te Qeveria dhe te përfaqësuesi shqiptarë. “Mos suksesin e tij, Taravari tentoj t’ia faturoj VLEN-it dhe […]

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në intervistën e fundit në RTM2, ka folur për kritikat e Taravarit ndaj Qeverisë dhe VLEN-it. Azizi ka shtuar se të dhënat që kanë ato nga anketimet, është se shqiptarët e kanë rritur besimin te Qeveria dhe te përfaqësuesi shqiptarë.
“Mos suksesin e tij, Taravari tentoj t’ia faturoj VLEN-it dhe Qeverisë. Kaq vdekje të fëmijëve në klinika nuk kemi pasur asnjëherë më parë, e Spitali i Tetovës nuk ka qenë i bllokuar në mënyrën e fondeve në këtë mënyrë asnjëherë. Por qytetarët dhe shqiptarët gjatë kësaj qeverie po udhëhiqen pa skandale. Këtu kemi një përjashtim të një drejtori që kur Taravari e lavdëroi, të nesërmen i doli skandali për ryshfet. Ne kemi projekte para dhe jemi duke i zbatuar ato, të cilat BDI i kishte promovuar 20 vjet më parë”, u shpreh Azizi.
Ai shtoi se heqja e Balancuesit është përkrah edhe nga deputetët e BDI-së, dhe ka qenë insistimi i VLEN-it për të gjetur një zgjidhje më pragmatiste për ta zgjidhur çështjen e përfaqësimit të drejtë në institucione shtetërore.