“Asnjë cent më shumë”, të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës
Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”. Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës. Njoftimi: Të nderuar qytetarë! Protesta e parë ishte e madhe


Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”.
Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë!
Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!
ZRRE pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.