Asamblisti i PDK’së: LDK ushtroi presion të paprecedent mbi asamblistët për kalimin e buxhetit komunal
Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Muhamet Selmani, ka reaguar ashpër ndaj asamblistëve të LDK’së, duke i akuzuar se ata kanë tentuar ti detyrojnë asamblistët e tjerë të votojnë kalimin e buxhetit komunal. Selmani për “Front Online” deklaroi se LDK ka tentuar të realizojnë një votim të paligjshëm të planit rregullues komunal dhe një
Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Muhamet Selmani, ka reaguar ashpër ndaj asamblistëve të LDK’së, duke i akuzuar se ata kanë tentuar ti detyrojnë asamblistët e tjerë të votojnë kalimin e buxhetit komunal.
Selmani për “Front Online” deklaroi se LDK ka tentuar të realizojnë një votim të paligjshëm të planit rregullues komunal dhe një presion të paprecedent mbi asamblistët për t’i detyruar të votojnë sipas interesave të tij.
“Përveç që ka qenë një tentativë për një votim të planit rregullues komunal në mënyrë të paligjshme, ka qenë e paprecedent mënyra e presionit që kanë bërë mbi asamblistët për t’i detyruar ta votojnë këtë plan njërës në PDK dhe asamblistëve të VV. Kjo është e rrezikshme”, tha ai.
Ai theksoi se sjellja e Sveçlës përkundër efektit që ai mund të ketë synuar, asnjëherë nuk duhet të dëmtohet pasuria e shtetit.
“Sjellja e Sveçla nuk është e pranueshme, ka qenë në efekt sipas tij, por pasuria e shtetit nuk duhet të dëmtohet”, përfundoi Selmani.