Asambleja Parlamentare e NATO-s, Mickoski: Të tregojmë cilat padrejtësi na mundojnë

Komiteti i përhershëm i Asamblesë parlamentare të NATO-së mbajti sot seancë në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë. Ky organ në të cilin janë anëtare 32 vende anëtare të NATO-së, seancën e The post Asambleja Parlamentare e NATO-s, Mickoski: Të tregojmë cilat padrejtësi na mundojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 5, 2025 - 22:00
 0
Asambleja Parlamentare e NATO-s, Mickoski: Të tregojmë cilat padrejtësi na mundojnë

Komiteti i përhershëm i Asamblesë parlamentare të NATO-së mbajti sot seancë në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë. Ky organ në të cilin janë anëtare 32 vende anëtare të NATO-së, seancën e mbajti me dyer të mbyllura. Por në pjesën e hapur për opinionin, iu drejtuan kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i mbrojtjes, Vllado Misajlovski.

Të dy mburreshin se janë të përkushtuar për përforcimin e mbrojtjes dhe se për këtë japim më shumë se 2% të BPV-së ose në para, rreth 330 milionë euro. Në fjalime dominoi edhe mirënjohja për solidaritetin nga vendet anëtare të NATO-së dhe BE-së që ndihmuan pas tragjedisë në Koçan. Megjithatë, Mickoski e përdori temën e solidaritetit për të kujtuar se ne, në NATO dhe si aspirantë për anëtarësim në BE, jemi solidarë dhe investojmë burime materiale dhe njerëzore, por kjo besnikëri nuk ka qenë gjithmonë e ndërsjellë.

The post Asambleja Parlamentare e NATO-s, Mickoski: Të tregojmë cilat padrejtësi na mundojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .