Kuvendi i RMV-së prezantoi asistent të inteligjencës artificiale që do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve
Parlamenti do të prezantojë dy mjete të reja digjitale – prashaj.sobranie.mk dhe kancelarii.sobranie.mk. Mjeti i parë synon ta bëjë punën e Parlamentit më të arritshme, më transparente dhe më afër qytetarëve. Ka transkriptim automatik, asistent të inteligjencës artificiale (IA) që kupton dhe komunikon në maqedonisht, ndërsa për dy muaj do të komunikojë edhe në gjuhë […]


Parlamenti do të prezantojë dy mjete të reja digjitale – prashaj.sobranie.mk dhe kancelarii.sobranie.mk. Mjeti i parë synon ta bëjë punën e Parlamentit më të arritshme, më transparente dhe më afër qytetarëve. Ka transkriptim automatik, asistent të inteligjencës artificiale (IA) që kupton dhe komunikon në maqedonisht, ndërsa për dy muaj do të komunikojë edhe në gjuhë të tjera, dhe e zvogëlon ndjeshëm kohën për tu qasur në informacione specifike në lidhje me seancat e Kuvendit. Mjeti i dytë është caktimi elektronik i një takimi me një deputet në zyrat e deputetëve në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.
Siç informoi kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me gazetarët, mjeti i parë është fituesi i ngjarjes Hackathon, të organizuar vitin e kaluar nga Parlamenti në periudhën nga 30 tetori deri më 1 nëntor në bashkëpunim me NBI-në dhe Ambasadën Zvicerane.
“Në epokën e revolucionit tekonologjik, përdorimi i inteligjencës artificiale dhe krijimi i asistentëve digjitalë që ndihmojnë në përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit nga seancat parlamentare, është jo vetëm një zgjidhje relevante, por dhe një lehtësim i dukshëm për qytetarët, mediat, administratën dhe studiues të ndryshëm, të cilët kanë nevojë për informata substanciale nga këto zhvillime. Në anën tjetër, platforma elektronike për zyrat për kontakt me qytetarët, jo vetëm që lehtëson komunikimin dhe qasjen e qytetarëve deri te deputetët, por ofron një pasqyrë të saktë statistikore për punën dhe angazhimin e deputetëve dhe grupeve parlamentare. Virtualiteti është gjithashtu një adresë, prandaj me këtë platformë, të gjithë kanë një adresë pavarësisht vendodhjes dhe sfidave për kontakt fizik me deputetët”, deklaroi Gashi.
Krijuesi i kësaj platforme, David Petkovski nga Brainster Next College, tha se frymëzimi për krijimin e mjetit ishte se popullata më e re nuk i ndjek transmetimet e seancave të Parlamentit për shkak të kohëzgjatjes së tyre.
“Nëse dikush dëshiron të zbulojë ndonjë informacion, duhet të shikojë një video dy ose tre orëshe, gjë që nuk është realiste të pritet që një qytetar ta bëjë. Informacioni duhet të jetë i disponueshëm, por është fshehur në një format të gjatë që kërkon shumë kohë dhe durim. Zgjidhja jonë e zgjidh këtë në një mënyrë të shpejtë dhe efikase duke e bërë përdoruesin të marrë linkun e YouTube nga transmetimi i seancës së Parlamentit dhe ta japë atë në mjetin tonë, i cili përpunohet në mënyrë që në fund përdoruesit t’i ofrohet një asistent inteligjent i inteligjencës artificiale, të cilin mund ta pyesë për çdo gjë që lidhet me seancën, siç është nëse është votuar një ligj në seancë, nëse është diskutuar një temë e caktuar, çfarë tha një deputet”, shpjegoi Petkovski.
Ai theksoi se me këtë mjet, Parlamenti do të fitojë një mënyrë të re për të komunikuar me publikun, një mënyrë të hapur, moderne dhe të përshtatur për nevojat e sotme.